Google search engine
Home Bota Mbi 10 mijë persona të vdekur në SHBA nga koronavirusi, autoritetet amerikane...

Mbi 10 mijë persona të vdekur në SHBA nga koronavirusi, autoritetet amerikane japin urdhrin që nuk pritej për varrosjen e viktimave

0
352

SHBA është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Deri më tani kanë humbur jetën 10.994 persona dhe ky numër viktimash brenda një kohë të shkurtër ka bërë që morgjet e New Yorkut të mbushen plot.

Në një konferencë për shtyp Mark Levine, këshilltari i qytetit të New York ka thënë se qyteti mund të ketë nevojë të varrosë viktimat e koronavirusit në një park lokal pasi morgjet spitalore dhe kamionët frigoriferikë të parkuar jashtë spitaleve, kanë arritur kapacitetin.

 “Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze, të rregullt e të përkohshme”, është shprehur Levine.

Kujtojmë që SHBA deri më tani ka 368.449 persona të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here