ISHP ka konfirmuar një rast të ri sot me koronavirus në Korçë duke e çuar në 17 numrin total të të infektuarve në këtë qytet që prej fillimit të Pandemisë.
Bëhet me dije se personi i prekur me Covid-19 është një punonjës policie.
Pasi bëri testimin me tampon, rezultatet e tij konfirmuan se efektivi i drejtorisë së kufirit është i prekur me virusin e ri.
Por si u infektua?
Punonjësi i Policisë dyshohet të jetë infektuar nga kolegu i tij, i cili u raportua me koronavirus 6 ditë më parë. Momentalisht janë dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të policisë së Korçës.








































