Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re David Clark ka reaguar pas lajmeve se ai ka thyer rregullat e izolimit të ndërmarra për shkak të koronavirusit. Ai tha se ishte një idiot, pasi ai theu rregullat duke shkuar në plazh me familjen e tij.
“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga Zelanda e Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e kam lënë ekipin të rrëzohet. Unë jam një idiot,” tha ai.
Dorëheqja e tij u refuzua, por ai ishte zhvendosur në renditjen e kabinetit dhe gjithashtu humbi një pozitë dytësore të ministrit të asociuar të financave.
Deri më tani në Zelandën e Re është shënuar 1 viktimë nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,160 të infektuar.









































