Numri i të infektuarve me koronavirus po bie në Çeki.
Çekia ishte një ndër vendet e para në Europë që shpalli gjendjen e emergjencë në Mars dhe vendosi masa strikte në jetën publike për të përhapur përhapjen e pandemisë. Që nga ditën e parë të muajit të kaluar e deri më tani në Çeki numërohen 4735 persona të prekur me Covid-19.
Sipas ministrit të Industrisë Karel Havlicek nga e enjtja do të lejohet hapja e disa dyqaneve që shesin mallra jo të domosdoshme dhe ato që tregtojnë materiale ndërtimi, gjithashtu do të lehtësohen rregullat për aktivitetet sportive në ambiente të hapura ku nuk ka grumbullime njerëzish si vrapimi dhe çiklizmi.
“Shumë dyqane të tjera do të hapen pas javës së Pashkëve. Rregullat strikte të higjienës do të jenë ende në fuqi si dhe ruajtja e distancës me klientëve, dezinfektimi dhe kontrollet mjekësore të stafit.
Ne jemi në gjendje ta menaxhojmë relativisht mirë pandeminë këtu, nuk është pandemia që na administron. Nuk po përballemi me rritje masive të numrit të pacientëve, të identifikuar ose të shtruar në spital.Qeveria aprovoi që nga 14 prilli, do të lejohen udhëtimet por njerëzit duhet të paraqesin arsye të vlefshme për të justifikuar udhëtimet e tyre si dhe të karantinohen për 14 ditë pas kthimit në vend. Qeveria gjithashtu planifikon të kryejë teste të popullatës këtë javë për të marrë të dhëna për prevalencën e virusit në publikun e gjerë, të cilat do të ndihmojnë në formimin e politikave”, tha ai.









































