Google search engine
Home Bota E ndaloi eksportin e ilaçit “pa asnjë përjashtim”/ Trump kërkon nga India...

E ndaloi eksportin e ilaçit “pa asnjë përjashtim”/ Trump kërkon nga India t’i japë ilaçin kundër COVID-19, përndryshe do të hakmerret

0
319

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish, po ashtu edhe numri i viktimave vazhdon të rritet. E gjithë bota po lufton për të shpikur vaksinën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Akoma mbetet vetëm në fazën e eksperimentit.

Donald Trump ka thënë se SHBA do të “hakmerrej” ndaj Indisë nëse ajo do të refuzonte kërkesën e tij për lirimin e rezervave të një medikamenti, të cilin ai e cilësoi si kyç në luftën kundër Covid-19, raporton SKy News. Të shtunën, India ndaloi eksportin e ilaçit “pa asnjë përjashtim”. Urdhri erdhi kur numri i rasteve pozitive të Covid-19 u rrit në vend. 

India tani ka regjistruar 3,666 raste aktive të virusit dhe më shumë se 100 vdekje, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ministria e shëndetësisë.

Trump kontaktoi me kryeministrin Narendra Modi të dielën, një ditë pasi vendi ndaloi eksportin e hidroksilklorinës, medikament i cili prodhohet në sasi të mëdha në këtë vend.

India shprehet se ende “po shqyrton” kërkesën. Udhëheqësit e dy vendeve kanë në marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, nëse marrim parasysh edhe vizitën e fundit të Trump në Indi.

Hydroksilklorina është shumë e ngjashme me Chloroquine, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale.

Por ilaçi – i cili gjithashtu mund të trajtojë sëmundjet auto-imune si artriti reumatoid dhe lupus – gjithashtu ka tërhequr vëmendjen gjatë dekadave të fundit si një agjent i mundshëm antiviral.

Presidenti Trump tha se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) e kishte aprovuar atë për trajtimin e koronavirusit, diçka që organizata ka mohuar. Trump më vonë tha që ishte aprovuar për “përdorim më të butë” – që do të thotë që një mjek mund të japë një ilaç që ende nuk është autorizuar nga qeveria për një pacient në një gjendje të rëndë për jetën, raporton Sky News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here