Degjeneron keq debati ‘live’, Shpëtim Nazarko sherr me Taulant Mukën: Ik o budalla! Jo ti, por e gjithë origjina jote të ngrihet nga varri… (VIDEO)

0
296

Ish-zv.ministri i Arsimit, njëkohësisht dhe mjek epidemiolog Taulant Muka, është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Shpëtim Nazarko.

Debati ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale.

Teksa po diskutohej për përhapjen e Covid-19, Nazarko e ka quajtur budalla Mukën.

Pjesë nga debati

Nazarko: Çfarë shkencëtari je ti? Ik tani!

Muka: Unë jam në institut kërkimor, nuk mund të lejoj që të më ofendoni.

Nazarko: Po ik ore tani, tregon përralla Shqipërisë, çfarë shkencëtari je tani, nga u bëre? E di se çfarë do të thotë shkencëtar?

Muka: Pse nuk ngrini zërin nga shkencëtarëve shqiptarë të akademisë që janë pseudo-shkencëtarë, po e ngre ndaj meje që më paguan shteti zviceran dhe jo ju?

Nazarko: Po ik ore, mirë je shkencëtar, rri aty! Rri aty te këpuca ku punoni!

Muka: Pse nxeheni kundrejt meje dhe jo kundrejt atyre që bëjnë plagjiatura? Çfarë universiteti keni mbaruar ju? Ti me shkollë të mesme më duket dhe më tregoni mua shkencën?

Nazarko: Atje ku luaj unë, jo ti, por e gjithë origjina jote të ngrihet nga varri… po ik o p… tani, ik o budalla!

Muka: Ja shiko fjalorin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here