Google search engine
Home Bota Rëndohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson, futet në oksigjen, Daily Mail: Për...

Rëndohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson, futet në oksigjen, Daily Mail: Për shkak për agravimit…

0
402

Boris Johnson futet në oksigjen, përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik.

Pas dhjetë ditësh që ishte prekur nga koronavirusi, mbrëmjen e djeshme kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar në një spital të Londrës.Shkak për këtë u bë përkeqësimi i shëndetit dhe temperature që nuk po binte.

Sipas Daily Mail, kryeministri po merr një trajtim me terapinë e oksigjenit, dhe shkak për agravimin e gjendjes së tij është puna me ritme të larta edhe pse ishte sëmurë.

Një deputet u shpreh se Johnson nuk duhej të punonte kaq shumë, në përpjekje për ti ngjarë heroit të tij Winston Churchill.

Ende nuk dihet sesa kreu i qeverisë angleze do të qëndrojë në spital.

Shqetësimi për shëndetin e tij është shumë i madh, pasi ekziston mundësia që të kalojë në pneumoni.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri do të jetë ende në detyrë, dhe mbledhjet e qeverisë do ti drejtojë përkohësisht ministri i jashtëm, Dominic Raab.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here