Google search engine
Home Rajoni Kosova Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Humbin jetë dy të infektuar me...

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Humbin jetë dy të infektuar me koronavirus, ja sa shkon numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të infektuarve

0
309

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Prishtinë, 6 prill 2020

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here