Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, 525 të vdekur në 24 orët e fundit! Edhe pse një shifër e frikshme, është më e ulëta e shënuar që prej dy javësh, pra që nga 19 marsi.
Një lajm tjetër i mirë vjen nga Kina për Italinë, e cila përveç disa mjekëve të dërguar ditë më parë në Lombardi, tashmë ka dërguar edhe një ngarkesë me pajisje mbrojtëse për mjekët.
Tgcom24 shkuan se një sasi prej 40 ton pajisje mjekësore kanë mbërritur në aeroportin e Palermos. Materialet përfshijnë maska doreza dhe veshje të posaçme për mjekët.
Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë ndihma të tjera.








































