Google search engine
Home Aktualitet Kur të gjithë shqiptarët rrinë në shtëpi për shkak të Covid-19, SHBA...

Kur të gjithë shqiptarët rrinë në shtëpi për shkak të Covid-19, SHBA flet për njerëzit e “padukshëm”: Pavarësisht vështirësive ata…

0
285

Të gjithë vlerësojnë mjekët dhe infermierët në këtë situatë të vështirë që po kalon Shqipëria si pasojë  e koronavirusit.

Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia furnizimi pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik.

Nga ambasada njoftojnë se USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

Gjithashtu ata falënderojnë punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona.

“| Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim. Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona!”, shkruan Ambasada Amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here