Nëna e Pep Guardiola-s ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Dolors Sala Carrio ndërroi jetë në qytetin e Barcelonës, në moshën 82 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez teksa në rrjetin social Tëitter ka ngushëlluar trajnerin spanjoll.
“Familja e Manchester Cityt shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio. Klubi dërgon ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë”-shkruhet në deklaratën e klubit anglez.
Trajneri spanjoll muajin e fundit dhuroi 1 milion euro për spitalet në Spanjë në mënyrë që të luftohet pandemia e Covid-19.









































