Google search engine
Home Bota E rëndë! Vritet burri që doli pa maskë në rrugë, presidenti urdhër...

E rëndë! Vritet burri që doli pa maskë në rrugë, presidenti urdhër për të gjithë: Qëlloni! A e kuptoni? Do të vdisni

0
315

Koronavirusi ka futur botën në një kaos, frikë dhe ankth, masat ekstreme vazhdojnë deri në vdekje. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin Mindanao në Filipine ku u ekzekutua një 63-vjeçar që kishte dalë pa maskë në rrugë.

Kjo gjë u bë shkak për një debat mes tij dhe një punonjësi të policisë. Ky i fundit e qortoi të moshuarin pse nuk kishte vënë maskë, por 63-vjeçari e sulmoi. Në këtë moment, polici e qëlloi për vdekje. Presidenti Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe personelin ushtarak të qëllojnë këdo që shkakton telashe duke shkelur karantinën. Kjo është vdekja e parë për këtë arsye.

“Këto janë urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë: nëse ka probleme, nëse verifikoni raste kur dikush reagon dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni! A e kuptoni? Do të vdisni. Nëse shkaktoni probleme, do t’ju varros”, paralajmëroi presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here