Google search engine
Home Bota E pazakontë/ Në kulmin e izolimit nga koronavirusi, Rusia mbledh 15 mijë...

E pazakontë/ Në kulmin e izolimit nga koronavirusi, Rusia mbledh 15 mijë ushtarë pa maska. Del video shqetësuese që tregon gjithçka. Putin po bëhet gati për…

0
337

Të gjithë vendet janë izoluar duke marrë masa të forta dhe shtrënguese kundër koronavirusit për sigurinë e qytetarëve, në Rusi ndodh krejt e kundërta, po vazhdon provat për paradën e saj të Ditës së Fitores, të planifikuar për 9 maj me gjithë krizën e koronavirusit, pasi Kremlini nuk e pranon anulimin e një feste patriotike me rëndësi të madhe politike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të presë homologun francez, Emmanuel Macron, dhe liderë të tjerë botërorë në një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ngjarja është një pikë referimi historike e rëndësishme për Rusinë dhe një mundësi për të treguar rishfaqjen e Putinit në kohë izolimi politik në perëndim.

Por me 12 milionë moskovitë të mbyllur në banesat e tyre dhe një pandemi globale, në një periudhë izolimi, përgatitjet për paradën kanë ngritur shqetësime në Rusi.

Një video ka treguar rreth 15,000 ushtarë të rreshtuar në një sfilatë jashtë Moskës, ku Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se po mban prova për këtë ngjarje, së fundmi në 1 prill.

“Sa njerëz janë atje, 15,000? Dhe ata kanë thënë se jo më shumë se 50 veta supozohet të mblidhen në një vend. Dhe nuk po mbajnë asnjë maskë”, dëgjohet një zë në videon e xhiruar në mënyrë anonime.

Tanket e rinovuar T-34 janë filmuar gjithashtu duke realizuar manovra parade në terrenet në Alabino, ku autoritetet thonë se ata kanë ndërtuar një model në shkallën e Sheshit të Kuq.

Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë ka censuruar një faqe në internet për lajme që shkruajnë se sfilata mund të anulohet në një rajon rus për shkak të koronavirusit, duke thënë se artikulli shkelte rregullat mbi lajmet e rreme.

“9 maji është një datë e shenjtë për miliona e miliona në Rusi dhe vendet e CIS”, shkruhet në një llogari të Ministrisë së Jashtme ruse në “Twitter”. “Parada e Ditës së Fitores është planifikuar (masat sanitare janë marrë) dhe do të marshojnë në Sheshin e Kuq”.

Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny e quajti “idiotizëm” të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vendimin për të vazhduar më tej me provat, duke i quajtur turmat e ushtarëve një “tokë e mundshme për mbarështimin e koronavirusit”.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë se po merr masa paraprake për të garantuar sigurinë e ushtarëve, përfshirë kontrollet e rregullta të temperaturës. “Të gjithë anëtarët e provave po digjen me dëshirë për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike dhe po stërviten me zemrat e tyre”, tha Igor Konashenkov, një zëdhënës i ministrisë.

Virusi ka shkatërruar një sezon të rëndësishëm politik në Rusi.
Putin tashmë ka vonuar një votim simbolik publik mbi ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin atij të kandidonte edhe për dy mandate të tjera si President, që mund ta vendoste deri në vitin 2036.

Një forum i madh biznesi në Shën Petërburg i planifikuar për në qershor gjithashtu është anuluar.Dita e Fitores është ngjarja më e rëndësishme publike që mbetet në kalendarin e Rusisë. Udhëheqësit perëndimorë e kanë bllokuar paradën që nga viti 2014, pas aneksimit të Krimesë ukrainase nga Rusia, shkruan Panorama.

Akuza e përfshirjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe helmimi i ish-agjentit Sergei Skripal në Salisbury në vitin 2018 i kanë bërë marrëdhëniet edhe më të ftohta.

Megjithatë, Kremlini po përpiqet të përdorë kujtesën e Luftës së Dytë Botërore për t’i rikthyer udhëheqësit e huaj në Moskë. Macron, i cili ka qenë i prirur të rindërtojë marrëdhëniet me Putinin, e kishte pranuar pjesëmarrjen, ashtu si edhe Kryeministri japonez, Shinzo Abe, dhe këshilltari i SHBA-së për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.Por me situatën e koronavirusit në vendet e tyre, ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here