Google search engine
Home Politike “E di që të pëlqen shumë”, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi surprizon...

“E di që të pëlqen shumë”, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi surprizon Edi Ramën (VIDEO)

0
345

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka zhvilluar një bisedë video-live në rrjetin social Instagram me kryeministrin Rama lidhur me situatën që po kalon Shqipëria dhe Italia nga koronavirusi.

Pas bisedës për Covid-19, Renzi surprizoi Ramën me një këngë.

“E di që të pëlqen shumë,”-tha Renzi dhe menjëherë vendosi këngën e shqiptarit Ermal Meta, me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurovizion.

“Mbrëmje e bukur gjithashtu sonte në Instagram. Faleminderit të gjithëve dhe faleminderit Edi Ramës, vëllait dhe mikut. Shihemi nesër, natën e mirë të gjithë”, shkruan Matteo Renzi teksa publikon edhe pamje nga biseda live me kryeministrin Rama.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here