Google search engine
Home Bota Donald Trump u jep lajmin e shumëpritur qytetarëve: Po shohim dritën në...

Donald Trump u jep lajmin e shumëpritur qytetarëve: Po shohim dritën në fund të tunelit, duam të hapim vendin tonë

0
366

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, Presidenti amerikan Donald Trump foli mbi parashikimet për fazën më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, 42 shtete kanë vënë në fuqi urdhra për izolim.

Në konferencën e tij të përditshme për shtyp presidenti i SHBA, Donald Trump, është shprehur optimist për situatën e krijuar nga Covid-19 dhe i siguroi qytetarët se gjithçka do të jetë në rregull së shpejti.

Sipas Trump, rastet me koronavirus janë ulur në pikat kritike të SHBA dhe tashmë ka dritë në fund të tunelit.

Trump tha:

“Industria e avionëve, industria e avionëve, shumë industri të mëdha që ne kemi që janë në vështirësi për shkak të asaj që ndodhi gjatë periudhës së fundit të shkurtër. Këto janë industri që po bënin më mirë, në pjesën më të madhe, duke bërë më mirë se kurrë. Linjat ajrore ishin duke shkëlqyer. Nafta po bënte shkëlqyeshëm, nafta dhe gazi, dhe industria e energjisë po funksiononte dukshëm mirë. Ajo u godit si askush nuk ishte goditur më parë. Ashtu si asnjë industri nuk është goditur ndonjëherë më parë. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Por ne shohim dritën në fund të tunelit. Gjërat po ndodhin. Gjërat po ndodhin. Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit dhe shpresojmë se në një të ardhme jo shumë të largët, do të jemi shumë krenarë për punën që bëmë të gjithë. Asnjëherë nuk mund të jemi të lumtur kur kaq shumë njerëz po vdesin. Mbroni demokracinë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here