Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 20 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në 165 numrin e të infektuarve në vend.
Sipas IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare u testuan 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga mostrat e marra për testim për virusin SARS-CoV-2, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Deri tani në Kosovë ka pasur 3 vdekje dhe 24 të shëruar.












































