Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka liruar nga qelia drejtorin e burgut 313 Eduart Struga, i akuzuar për korrupsion. Togat e zeza të GJKKO kanë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Strugën. Por, GJKKO ka lënë në burg shefin e logjistikës së burgut 313, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kërtulli.
Eduart Struga së bashku me 2 personat e tjerë u arrestuan 3 ditë më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni me tendera për ushqimet. Procedimi penal ndaj drejtorit të burgut 313, Eduart Struga nisi më 9 mars të këtij viti. Procedimi penal për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, nisi nga SPAK mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përdori metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, ditën e sotme strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtori i 3132, fillimisht u shoqërua në komisariat dhe më pas aty ai u arrestua. Përveç drejtorit u bë i mundur edhe arrestimi i Shef i Logjistikës i IEPV-së “Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasit me inicialet Florin Ahmeti, dhe Ervin Kërtilli përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit Florin Ahmeti, ju sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.
Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së “Jordan Misja”, Tiranë. Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK shtetasi Erv9j Këtillit, i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.
Struga kishte rreth 6muaj që mbante postin e drejtorit të burgut 313, ndërsa ai u vu në pranga tre ditë më parë me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.









































