Lideri i ‘Lega Nord’ në Itali, Matteo Salvini ka dalë me një mesazh të fortë. Teksa ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku në rajonin e Trentino ku shfaqet një person i cili ul flamurin e Europës së Bashkuar, Salvini shkruan: Nëse Europa nuk zgjohet, këto skena do të shumohen.
“Përshëndetje miq, gjithmonë përpara dhe kurrë mos hiqni dorë, me krenarinë për të qenë një popull i shkëlqyeshëm”.
Reagimi i Salvinit është në vazhdën e sulmeve të shumta verbale që ai ka bërë ndaj qëndrimit të BE, e cila vetëm dje vendosi të ndihmojë Italinë në situatën e veshtirë që po kalon për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Vetëm pak ditë më parë, Matteo Salvini, përmes një reagimi në rrjetet sociale, nuk e fshehu zemërimin që ka ai ndaj Brukselit pasi Unioni nuk po arrin të miratojë ndihmën financiare për Italinë, duke iu drejtuar atyre me fjalët “gjarpërinj” dhe “çakenj”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se pas tejkalimit të pandemisë së koronavirusit, Italia do të shohë vendin e saj si pjesë e BE.
Duke pritur për të kapërcyer ngërçin midis Mekanizmit Europian të Stabilitetit dhe Coronabond, Komisioni Evropian ka zyrtarizuar dje fondin europian për të zbutur rreziqet e papunësisë në situatën e krijuar nga Covid-19, i cili, përmes 25 miliardë eurove garanci vullnetare nga shtetet e BE, do të lejojë financimin e “fondeve integruese” kombëtare apo skemave të ngjashme për mbrojtjen e vendeve të punës.









































