Rezidentët e Wuhan-it, epiqendra e Covid-19, u njoftuan sërish mbi nevojën për të përforcuar masat e autotutelës, duke qëndruar në shtëpi dhe të evitojnë daljet, lejohen vetëm ato për në supermarket dhe në farmaci, për mos të rrezikuar një valë të dytë infektimi.
Në një komunikatë të postuar në faqen e qytetit, sekretari i Partisë Komuniste lokale, Wang Zhonglin deklaroi se “rreziku për rikthimin e pandemisë mbetet shumë i lartë për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”.
Autoritetet kanë vendosur të mbajnë sërish masat e parandalimit dhe të kontrollit. Qyteti do të lehtësojë ndalimin për të udhëtuar jashtë më 8 prill.








































