Google search engine
Home Politike Ministria e Brendshme gati draftin për kartat e identitetit të skaduara, ja...

Ministria e Brendshme gati draftin për kartat e identitetit të skaduara, ja sa parashikohet të shtyhet afati

0
309

Ministria e Brendshme është duke përfunduar draftin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit të skaduara, që u ka mbaruar afati në këtë periudhë që jemi në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. 

Mësohet se afati i kartave të skaduara pritet të shtyhet deri në përfundim të emergjencës nga COVID-19.

Afati i parashikuar nga Ministria e Brendshme mund të jetë 3 ose 6 muaj. Vendimi pritet të merret nga qeveria pas propozimit të Ministrisë së Brendshme. Lajmin e dha edhe vetë kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here