Google search engine
Home Politike Drejtesi Lista e plotë, ja 90 gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting...

Lista e plotë, ja 90 gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting që rrezikojnë të hetohen nga SPAK si kusht për integrimin

0
469

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu rrezikojnë të japin llogari para drejtësisë për aferat e tyre dhe për problemet me pasurinë. Ky është kushti që kanë vënë ndërkombëtarët pas hapjes së negociatave për Shqipërinë. Në raportin e miratuar nga ministrat e Jashtëm të BE, theksohet se hapet drita jeshile, por më vonë do të ketë një mbledhje mes Shqipërisë dhe BE, ku do të shqyrtohet nëse janë plotësuar disa prej kushteve të kërkuara. Ndër to ishte: Lufta ndaj korrupsionit, funksionimi i SPAK, BKH, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si dhe hetimi i të ngelurve në veting. Gazeta ka bërë një kërkim dhe po publikon emrat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që rrezikojnë të përballen me organet e drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hartuar një raport përmbledhës për punën e kryer për periudhën shkurt 2018-gusht 2019. Nga ky raport rezulton se janë plot 90 të shkarkuar nga vetingu deri në fillim të marsit. Ndërkohë pak ditë më parë u bë e ditur se kanë nisur hetimet për 2 ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe për një ish-anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu mësohet se në mënyrë shumë sekrete kanë nisur hetimet dhe për shumë emra të tjera. Prokuroria është shumë hermetike në këtë aspekt, por janë 90 emra të rrezikuar.

Nëse i hedhim një sy listës së të shkarkuarve nga vetingu, vihet re se në rrezik për të dhënë llogari para drejtësisë janë një sërë emrash të njohur. Midis tyre mund të përmendim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ai u përpoq t’ua hidhte organeve të drejtësisë dhe të fshihte një apartament që e kishte regjistruar në emër të të vëllait. Një emër tjetër është ai i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Atij ju gjetën pasuri të pajustifikuara dhe se kishte kryer evazion fiskal. Në listë bën pjesë edhe emri i ish-prokurores Rovena Gashi, e cila po ashtu zotëronte pasuri marramendëse, por nuk i justifikonte dot. Po ashtu, pothuajse të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë u shkarkuan prej pasurisë. Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Artan Broci, Tom Ndreca, Artan Zeneli, Edmond Islamaj u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë sepse pasuria e tyre ngjasonte me ata të sheikëve. Edhe një sërë krerë gjykatash e prokurorish të rretheve e pësuan prej pasurisë.

Ja të gjithë emrat e shkarkuar që rrezikojnë hetimin

1.    Fatos Lulo

2.    Besim Trezhnjeva

3.    Besa Nikëhasani

4.    Altina Xhoxhaj

5.     Fatmir Hoxha

6.     Edmond Islamaj

7.    Bashkim Dedja

8.   Gentian Trenova

9.   Artan Lazaj

10.  Luan Kaloçi

11.  Admir Thanza

12.  Adriatik Cama

13.  Gani Dizdari

14.  Tom Ndreca

15.  Artan Zeneli

16.  Antoneta Sevdari

17.  Rovena Gashi

18.  Xhezair Zaganjori

19.  Shkëlzen Selimi

20.  Artan Broci

21.  Dritan Rreshka

22.  Elsion Sadiku

23.  Arben Nela

24.  Ervin Metalla

25.  Astrit Faqolli

26.  Bledar Abdullai

27.  Bujar Hoti

28.  Ahmet Jangulli

29.  Sotiraq Lubonja

30.  Entela Prifti

31.  Artor Ylli

32.  Alma Liçaj

33.  Ramadan Troci

34.  Luan Dervishi

35.  Shpëtim Kurti

36.  Fatos Qato

37.  Izet Kadana

38.  Admir Belishta

39.  Agron Vavla

40.  Arben Zefi

41.  Alltun Çela

42.  Alfred Gjoni

43.  Ana Golloshi

44.  Irma Balli

45.  Hysni Demiraj

46.  Artan Bajrami

47.  Petrit Çeno

48.  Fatmir Lushi

49.  Çlirim Shahini

50.  Ferdinand Elezi

51.  Dritan Seci

52.  Arqile Koça

53.  Pashk Gjaci

54.  Fehmi Petku

55.  Edison Ademi

56.  Albina Spaha

57.  Fuat Vjerdha

58.  Roland Jaupaj

59.  Shkëlzen Cena

60.  Enkeledi Hajro

61.  Idriz Mulkurti

62.  Ilir Mustafaj

63.  Gurali Brahimllari

64.  Eugen Beçi

65.  Alketa Nushi

66.  Luan Hasneziri

67.  Anila Guri

68.  Ardian Ylli

69.  Hysni Vata

70.  Gjovalin Përnoca

71.  Dhurata Haveri

72.  Ndini Tavani

73.  Përparim Kulluri

74.  Sulejman Kurti

75.  Brunilda Malo

76.  Hajrie Muçmata

77.  Isuf Shehu

78.  Arjan Balliu

79.  Simon Pashuku

80.  Arben Vrioni

81.  Fatri Islamaj

82.  Mariana Velçani

83.  Edmond Hyka

84.  Marsela Balili

85.  Adnand Xhelili

86.  Astrit Shema

87.  Andi Civici

88.  Skënder Haluci

89.  Ardit Mustafaj

90.  Nevrie Duka (Halo)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here