Google search engine
Home Aktualitet Juristi i burgut me koronavirus dhe drejtori në karantinë, reagon menjëherë Ministria...

Juristi i burgut me koronavirus dhe drejtori në karantinë, reagon menjëherë Ministria e Drejtësisë dhe merr masa

0
322

Një jurist në burgun e Rrogozhinës ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, ku si pasojë janë izoluar dy policë dhe drejtori i burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo. Në vend të tij është komanduar drejtor Genc Fejzullahu.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me lajmin dhe ka bërë me dije se juristi nuk ka kontakt me të burgosurit sepse është staf civil, kësisoj nuk ekziston mundësia që të jetë infektuar ndonjë prej tyre.

Sakaq bëhet me dije se është kryer dezinfektmi i burgut dhe zyrës së juristit.

“Nuk mund të jap një përgjigje”, është shprehur ndërkohë drejtori i Burgut të Rrogozhinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here