Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, përmes avokatit të tij, Arbër Haxhia, ka kërkuar që t’i ndryshohet masa e arrestit.
Llanaj është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale dje në Sarandë dhe disa qytete të tjerë. Ai u arrestua si i dyshuar se bënte pjesë në grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.
Gjatë ditës së sotme, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arest me burg” në “arrest shtëpie” dhe për këtë ka dy argumente.
Avokati i Llanajt shpjegon se ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë për shkak të problemeve me shikimin dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit. Gjithashtu ai thekson se ky i fundit ka patur simptoma të dukshme si ato të koronavirusit si kollë, temperaturë, diarre dhe probleme të lehta me frymëmarrjen.










































