Google search engine
Home Ekonomi A rrezikojmë të mbetemi pa furnizime ushqimore? Ministri Çuçi me deklaratën e...

A rrezikojmë të mbetemi pa furnizime ushqimore? Ministri Çuçi me deklaratën e tij shuan çdo dyshim

0
392

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi në një intervistë për Ora News deklaron se janë marrë masat që të mos ketë asnjë ndërprerje të furnizimit me mallrat e shportës dhe jo vetëm të supermarketeve dhe dyqaneve në këtë kohë pandemie.

Bledi Çuçi: “Kemi marrë masat që ditën e parë për këtë problem.  Nuk ka pasur problem të tilla. Dyqanet kanë qenë plot dhe nuk ka munguar asnjë produkt jo vetëm i shportës por dhe produkteve të tjera. Nga ana tjetër ne që në fillim kemi marrë masa duke i detyruar të gjithë tregtarët e shumicës, të magazinave të krijojnë një stok 3 mujor në magazinat e tyre për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të vijë nga bllokimi i eksporteve nga të gjithë vendet ku ne marrim produkte ushqimore, dhe duke garantuar mekanizma dhe duke marrë përgjegjësinë së bashku dhe qeveria për mos shitjen e tyre. Besoj se dhe tek kjo pikë qeveria ka punuar dhe ka reaguar në kohë  dhe sic duket nga rezultatet ka vepruar në mënyrë të dobishme dhe në favor të qytetarëve.

A po vijojnë kontrollet sa i takon cilësisë së ushqimit

“Pa ndërprerje kemi kontrolle, gjoba e referime në policinë gjyësore për ndjekje penale. AKU ka qenë në punë”, tha Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here