Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për krizën ekonomike në Kosovë.
Ai tha se Albin Kurti e ka humbur shumicën kështu që nuk ka mundësi ta shpërbëjë parlamentin.
“Albin Kurti është rrëzu nga aleati i vet dhe mocioni i mosbesimit u përkrah nga opozita. Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakicë. Parlamenti i Kosovës nuk kërkon të shpërbëhet. 2/3 e parlamentit nuk kërkon të shkojë në zgjedhje, kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme”- tha Haradinaj.












































