Google search engine
Home Bota “Kemi marrë ndihma nga SHBA, Franca e Gjermania, por Shqipëria tregoi se…”,...

“Kemi marrë ndihma nga SHBA, Franca e Gjermania, por Shqipëria tregoi se…”, ministri italian bën deklaratën emocionuese

0
287

Ministri italian për Çështjet Europiane Enzo Amendola në emisionin “La vita in vivo” në televizionin “Rai Uno” është shprehur se Italia ka dhënë dhe marrë solidaritet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania, por, mbi të gjitha nënvizoi atë të Shqipërisë.

“Italia ka dhënë dhe ka marrë solidaritet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania, por, mbi të gjitha unë do të doja të nënvizoja atë të Shqipërisë.

Një gjest i fortë nga një vend, të cilit ne i kemi dhënë kaq shumë në të kaluarën”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se ka patur fatin të hapte negociatat në emër të qeverisë me Shqipërinë, e cila është një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Një nga fjalët më të cituara në traktate është solidariteti dhe besoj se Shqipëria ka treguar se ka një zemër të madhe”, shtoi ministry.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here