Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të tretën ditë radhazi.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.57 lekë, me një rënie prej 0.95 lekë në raport me ditën e djeshme.
Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë ndjeshëm.
Gjithashtu rënia ka pësuar edhe dollari, paundi e franga zviceriane. Ndërkaq, është forcuar dollari kandaz.
Më poshtë kursi i këmbimit sipas BSH:










































