Google search engine
Home Bota E pabesueshme/ Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me koronavirus,...

E pabesueshme/ Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me koronavirus, autoritetet britanike të shëndetësisë marrin vendimin ‘shokues’ për rastet e pashpresa

0
306

Situata po bëhet gjithmonë e më e vështirë në spitalet britanike, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që të numri i respiratorëve të jetë i vogël në krahasim me numrin e pacientëve që e kanë të domosdoshme një pajisje të tillë për të vazhduar të jetojnë.

Autoritetet e shëndetësisë britanike kanë dhënë disa udhëzime të reja për përballimin e situatës së rëndë.

Sipas dokumentit të prezantuar për qeverinë e Boris Johnson, autoritetet shëndetësore propozojnë që t’u hiqen respiratorët e frymëmarrjes personave që kanë më pak shpresa për të jetuar.

Në dokument thuhet gjithashtu se Qeveria duhet të krijojë një parlament virtual dhe përmes tij parlamentarët të diskutojnë masat e mëtejshme që duhen marrë në përballje me pandeminë.

Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 29 mijë, ndërsa ka patur edhe 2352 viktima nga koronavirusi. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë 163 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here