Kryeministri Rama ka komentuar situatën politike në Kosovë.
Rama tha se flet për Kosovën njëlloj si për Shqipërinë.
“Nuk dua të them asnjë fjali se situata në Kosovë është boll e ngatërruar. Dhe çdo fjali e imja do ta ngatërronte dhe më shumë. Unë nuk kam frikë nga keqshfrytëzimi i atyre që them por nuk dua të humb kohë më pas duke shpjeguar se çfarë doja të thoja e si.
Nuk më shqetson fare fare. Unë kur flas për Kosovën flas njëlloj si për Shqipërinë. Nuk shqetësohem fare se çfarë do thonë. Unë ju kam borxh qytetarëtve të Kosovës tju them atë që mendoj unë. Pastaj nëse e mendoj mirë apo gabim është tjetër gjë” tha Rama në abc news.












































