Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka paralizuar mbarë botën. Nga ky virus është prekur edhe këngëtari i njohur shqiptar Muhamet Sejdiu, i cili dje dha lajmin e mirën se tashmë është shëruar.
Në bazë të testeve, tashme Sejdiu bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë, që do të thotë se janë shëruar nga koronavirusi.
Mbrëmjen e djeshme, Sejdiu tha për RTV Dukagjini, se sot në ora 11:00 do të dilte nga Klinika Infektive.
Sejdiu thotë se dy ditë i ka pasur më të vështira ndërsa tjerat i ka kaluar më lehtë
“Kisha lodhje shumë dhe probleme me frymëmarrje. Kam marrë edhe oksigjen por jo për shumë kohë”, u shpreh ai.
Mes te tjerash ai tha se dy ditë ka qenë në gjendje më të rënduar. “Bashkëshortja ime ka qenë pak e prekur dhe ka mundur të lirohet më herët, por ka qëndruar bashkë me mua”, tha ai.








































