Kryeministri Rama i ka hequr 50 përqind të pagës gjithë kabinetit qeveritar gjatë periudhës së pandemisë, por jo më shumë se tre muaj. Ky vendim është botuar në fletoren nr 55 të datës 31 maars 2020.
Gjithashtu në vendimin e sotëm, Edi Rama, ju heq pagesën të gjithë nënpunësve që janë anëtarë të bordeve nuk do marrin asnjë pagesë deri në mbarimin e epidemisë, jo më shumë se tre muaj.
Sipas vendimit, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
Përjashtohen nga zbatimi i pikës 2, të këtij vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutësdhe të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat,gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar ngaCOVID-19 deri në përfundim të saj,por jo mëshumëse tre muaj, përfitojnëpagëmujore neto nëmasën 50% tëpagës mujore neto aktuale.

2. Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
3. Përjashtohen nga zbatimi i pikës 2, të këtij vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilëtjanë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
4. Në kuptim të këtij vendimi, institucione të administratës shtetërore janë ato të përcaktuara sipas ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
5. Institucionet përkatëse,sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, të derdhin shumat e papaguara në buxhetin e shtetit, në fondinanti COVID-19, të miratuar për vitin 2020, në bankën e nivelit të dytë Credins Bank, me numër llogarie në lekënr.1348338,me IBAN: AL 152121 1016 0000 0000 0134 8338.6.
Ngarkohen Kryeministria, aparatet e ministrive, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50% shtetëror si dhe institucionet e administratës shtetërore,të cilat,sipas legjislacionit tëtyre specifik,kanë këshilla apo borde drejtuese me të drejtë pagese, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn nëfuqi menjëherë










































