Google search engine
Home Aktualitet Pipero tregon historinë prekëse te Infektivi: E vështirë për tu treguar, ishin...

Pipero tregon historinë prekëse te Infektivi: E vështirë për tu treguar, ishin bashkë, por pasi babai u përkeqësua nuk donte të linte djalin vetëm e të shkonte në…

0
356

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e djeshme një histori prekëse të ndodhur në Spitalin Infektiv këto ditë të vështira.

Pipero u shpreh se babë e bir ishin të shtruar të dy në Spitalin Infektiv sepse kishin të dy koronavirus, por siç tha mjeku, kur i moshuari u përkeqësua dhe duhet të shkonte në reanimacion nuk kishte pranuar sepse nuk donte të linte djalin vetëm.

“Situata në Spitalin Infektiv është dinamike. Është pak e vështirë për tu treguar por ata persona që janë të shtruar në infektiv janë vetëm. Kishim një rast ku një i moshuar ishte i shtruar bashkë me djalin e tij. I moshuari u përkeqësua dhe vendosëm ta kalonim nga reanimacioni. Ai nuk pranonte pas nuk donte ta linte djalin vetëm” tha Pipero në një intervistë për Eni Vasilin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here