Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Euronews Albania” tha se klubet e sportit duhet të rregullojnë deklarimet e pagave, e më pas të ankohen duke i kthyer një përgjigje të prerë Armando Dukës.
“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet. Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti,” përfundoi kryeministri.








































