Google search engine
Home Bota Rajoni Ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, përcillet për në banesën e...

Ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, përcillet për në banesën e fundit ish-deputeti që ngriti në këmbë Parlamentin grek me fjalimin e tij (FOTO+VIDEO)

0
322

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, heroi i luftës, i cilësuar si “Partizani i fundit i Evropës”, ish deputeti grek Manolis Glezos.

Ai ndërroi jetë dy ditë më parë, ndërkohë sot 98-vjeçarit i është dhënë lamtumira e fundit.

Ka qenë vetëm një rreth i ngushtë familjar që i kanë bërë nderimet e fundit ish deputetit. Për shkak të masave të rrepta të marra ndaj koronavirusit, në ceremoninë mortore të Glezos kishte shumë pak të pranishëm.

Ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve,

Ai ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Ish-deputeti arvanitas njihet edhe për qëndrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë, ndërkohë që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve,

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here