Google search engine
Home Aktualitet Urdhri i Infermierit rrëzon pretendimet për “pompistin” në Itali: I gjithë stafi...

Urdhri i Infermierit rrëzon pretendimet për “pompistin” në Itali: I gjithë stafi mjekësor është i certifikuar

0
537

Urdhri i Infermierit ka rrëzuar pretendimet në media se qeveria ka dërguar në Itali si pjesë të stafit mjekësor dhe një punonjës karburanti. Bëhet fjalë për Qazim Ismailin nga Vora, ku fillimisht u deklaruar se ai punonte si pompist në një pikë karburanti dhe s’kishte lidhje me mjekësinë. Kjo ka sjellë dhe reagimin e Urdhrit të Infermierit. “Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit. Lejet e Ushtrimit të Profesionit për secilin nga vullnetarët i janë nënshtruar verifikimit përpara nisjes nga UISH dhe janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali. Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër nuk mugur reagimet dhe nga ana e mazhorancës. Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi publikoi në statusin tij në Facebook licencën e infermierit e lëshuar në vitin 1993. Po ashtu është bërë e ditur se ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak. Më pas për 9 vite në Spitalin Nr.2 dhe pesë vite të jetës së tij si infermier në Itali. Ai është kthyer në Shqipëri në vitin 2008 pas shpërthimit në Gërdec. Vajza e tij vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit, gjë që e solli në vendlindje.

Urdhri i Infermierit rrëzon pretendimet për “pompistin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here