Google search engine
Home Bota Plas keq sherri në aeroport/ Qytetarët e kthyer për shkak të koronavirusit,...

Plas keq sherri në aeroport/ Qytetarët e kthyer për shkak të koronavirusit, ‘shpërthejnë’ dyert dhe refuzojnë të futen në karantinë (FOTO)

0
305

Qindra turistë ukrainas “shpërthyen” nga aeroporti i Kievit duke refuzuar të kalojnë në karantinën e koronavirusit të organizuar nga shteti pasi fluturuan nga Vietnami.

Sipas mediave të huaja, 238 ukrainasit, të cilët ishin bllokuar në Vietnam për shkak të shpërthimit të koronavirusit, arritën në kryeqytetin e tyre pasi u riatdhesuan nga Ho Chi Minh.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë ata duke dashur të kalojnë me dhunë përmes oficerëve të kontrollit. Autoritetet ukrainase kërkuan që turistët të shkojnë në karantinë në hotelet e aeroportit për dy javë.

Autobusët ishin duke pritur në aeroport për të dërguar turistët në karantinën e shtetit.

Shumica e tyre refuzuan dhe në vend të kësaj u kthyen në shtëpi në mënyrë të pavarur. Policia bëri të qartë se turistët pritet të izolohen për dy javë në shtëpi.

Deri më tani ka pasur 480 raste të konfirmuara të koronavirusit në Ukrainë, me 11 vdekje të raportuara. Ndërkohë ish-futbollisti ukrainas Aindriy Shevchenko e krahasoi pandeminë e koronavirusit me katastrofën bërthamore të Çernobilit që ndodhi në atdheun e tij të Ukrainës në 1986.

Plas keq sherri në aeroport/ Qytetarët e kthyer për shkak të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here