Google search engine
Home Politike Nëse jeni vetë apo keni familjarë të bllokuar në Greqi, mos u...

Nëse jeni vetë apo keni familjarë të bllokuar në Greqi, mos u shqetësoni! Autoritetet marrin vendimin e rëndësishëm për lejet e qëndrimit (Afatet e reja)

0
299

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi. Bëhet me dije se janë shtyrë 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurt e u aplikua për rinovim deri në 11 mars dhe lejet e qëndrimit që skaduan nga 12 mars deri ato me afat 12 maj, rinovohen automatikisht deri më 12 tetor.

Po kështu deri më 12 tetor rinovohen automatikisht vërtetimet e rinovimit apo të rishqyrtimit të vendimeve të gjykatës administrative që skadonin nga shkurti deri në maj. Deri në 10 maj mund të aplikojnë kategoria e kërkesës për herë të parë, me vizë të posaçme hyrje në territorin grek, për sa Viza u skadon deri në 10 prill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here