Drita në fund të tunelit tani fillon të shkëlqejë, nuk eshte ende afer, por eshte e dukshme. Dhe nëse nuk bëhen gabime në llogaritjet e analistëve dhe në sjelljen e italianëve, ne ate drite mund te arrihet midis 5 dhe 16 maj.
Keshtu shkruan sot Corriere duke dhene nje lajm shprese per permiresimin e situates ne vendin fqinj, gjunjezuar prej nje bilanci kaq tragjik viktimash nga koronavirusi. Sipas medias italiane kjo do te jete edhe periudha kur do te shenohen zero raste me koronavirus, e nuk do te kete me asnje te infektuar te ri.
Gjysma e parë e majit. sipas trendeve aktuale në pothuajse të gjitha rajonet e Italisë dhe në të gjitha fushat kryesore të betejës kundër kësaj epidemie, mund të jete dita zero.
Në bazë të të dhënave të 29 Marsit, ku vlerësimet publikohen për secilin rajon të vendit, nga i cili rezulton se në 6 Prill Trentino Alto Adige duhet të jetë rajoni i parë që do të shohë rënien drastike deri në zerim të rasteve të infektuar me Covid-19, i ndjekur më 7 prill nga Liguria, Umbria dhe Basilicata, etj. dhe më pas nga Valle d’Aosta (8), Puglia (9 Prill), Friuli Venezia Giulia (10 Prill), Abruzzo (11), Veneto dhe Sicilia (14 Prill), Piemonte (15) Lazio (16), Kalabria (17 ), Campania (20), Lombardia (22), Emilia Romagna (28), Toscana (5 maj).
Kthimi në normalitet …
“Kthimi në normalitet do të jetë gradual. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur dhe nuk duhet të ndryshojmë strategjinë tonë. Nuk do të jetë një proces i kthimit në normalitet në mënyrë të menjëhershme, nga gjithçka në asgjë, por do të jetë graduale. Qëllimi tanimë është që të mund të arrijmë të mbajmë situatën në kontroll, të parandalojmë shpërthimet e mëtejshme të epidemive, veçanërisht të tilla si ato që shihen (në Veri) dhe të rivendoset sa më shumë që të jetë e mundur stili normal i jetës “.
Kështu u shpreh kryetari i Këshillit Superior të Shëndetësisë (CSS) Franco Locatelli në një konferencë për shtyp në Mbrojtjen Civile./larepubblica/









































