Google search engine
Home Aktualitet Kur do marrë fund izolimi në Shqipëri për shkak të COVID-19? Mjeku...

Kur do marrë fund izolimi në Shqipëri për shkak të COVID-19? Mjeku Gjata zbulon edhe sa ditë duhet të presim

0
397

Kreu i Task Forcës Arben Gjata, tha në emisioni ‘Dita Jonë’, se pavarësisht shifrave nuk është ende momenti për të kënduar këngën e fitores ndaj koronavirusit.

Ai thekson se duhet të presim të paktën edhe 10 ditë për të parë ecurinë. “Jemi në shifra më të mira nga ato që kishim pritur, por nuk është momenti për të kënduar këngën e fitores. Fati ishte që ne i morëm masat shumë shpejt. Kjo është një metodë e dhimbshme, vuajtje, por shumë më pak se të kishim me mijëra në spitale”, u shpreh Arben Gjata.

Më tej, kreu i Task Forcës theksoi se ndërprerja e zinxhirit të infeksionit është shumë e vështirë, pasi një pjesë e madhe të qytetarëve mund të jenë asimptomatikë, por kjo është një përpjekje për të ndryshuar kurbën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here