Mjeku Maurizio Viecca ka deklaruar se duhen dy muaj që në Europë të kalojë epidemia.
“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesën e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri duhet të fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke parë. Por ka disa shenja pozitive, meqe aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Por në Itali nuk u moren masat që u morën në Shqipëri. Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur.
Ne Europë kulmin e saj epidemia do dojë së paku dy muaj që të kalojë, ndërsa në Shqipëri besoj se deri në fund te prillit. Përpara fundit te prillit apo fillimit të majit nuk mund te ktheheni si më parë. Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kujdes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri në një numër të madh”, është shprehur mjeku.









































