Google search engine
Home Bota Dy javë në izolim, britanikët nuk përmbahen dhe ndërmarrin akte ekstreme ndaj...

Dy javë në izolim, britanikët nuk përmbahen dhe ndërmarrin akte ekstreme ndaj familjarëve

0
333

Britania prej gati dy javësh ndodhet në izolim , pas masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por karantinimi ka sjellë edhe një rritje të numrit të vrasjeve në familje, pasi 9 persona kanë humbur jetën, raportin Dailymail.

Trupat e pajetë të 4 personave u gjetën në një shtëpi në Sussex, pas lajmit për një grua të vrarë nga burri i saj në Uellsin Jugor.

Siç raporton Dailymail, një infermiere po ashtu u gjet e vrarë me thikë në South Yorkshire ndërsa 3 anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në një akt vrasje e më pas vetëvrasje nga kryefamiljari.

Të gjitha këto ngjarje të rënda kanë ardhur pas ditës së shtatë të mbylljes së pazakontë të banorëve të Britanisë në shtëpitë e tyre, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në Britani janë evidentuar 22141 të infektuar, ndërsa numri i viktimave është 1408.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here