Durrësi deri mëngjesin e djeshëm ka raportuar për 14 raste me koronavirus, ndërsa paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se ka shkuar në 26 raste të dala nga testimet si pozitiv, pra 12 raste më shumë.
Ndërkohë, mësohet se 11 nga 12 personat e dalë pozitiv janë të të njëjtës familje por fatmirësisht paraqiten në gjendje të stabilizuar.
Ata kanë lidhje me hetimin epidemiologjik të një rasti të një 71-vjeçari të identifikuar dy ditë më parë. Ndërsa rasti i 12-të (në 24 orët e fundit) dhe i 26-ti i regjistruar në Durrës, është rast i ri.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste









































