Gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë do të jenë të hapura në Shqipëri.
Mësohet se ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Konkretisht, në vendimin e ditës së sotme është ndryshuar urdhri për 3 aktivitete tregtare, të cilat kanë qenë të ndaluara për të punuar.









































