Google search engine
Home Bota Shkencëtari i vlerësuar me Nobel jep lajmin e mirë: Përhapja e koronavirusit...

Shkencëtari i vlerësuar me Nobel jep lajmin e mirë: Përhapja e koronavirusit po ngadalësohet më në fund në këto dy vende

0
284

Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi me saktësi sesa raste të konfirmuara dhe vdekje do të kishte në Kinë, është shprehur se Italia dhe Nju Jorku janë tashmë drejt “shërimit”.

“New York-u është në mes të pandemisë, pra na duhen edhe disa ditë për të parë nëse trendi do të rritet apo do fillojë të zbresë. Italia tashmë duket se ka nisur ndryshimin e trendit së bashku me Zvicrën. Vetë statistikat kanë treguar që rastet e reja të të infektuarve në këto vende janë ulur. Pavarësisht se viktimat janë në shifra të larta, ato nuk tregojnë trendin e pandemisë. Viktimat mund të jenë të infektuar të rinj, por edhe të infektuar përpara disa javësh. Prandaj na duhet të fokusohemi në numrin e rasteve të reja, për të parë nëse pandemia po avancon apo jo. Nuk jam ende i bindur për trendin në Spanjë, por shpresoj që edhe aty pandemia të fillojë të ngadalësohet”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here