Google search engine
Home Bota Rajoni Rëndohet bilanci i epidemisë në Maqedoninë e Veriut, 26 raste të reja...

Rëndohet bilanci i epidemisë në Maqedoninë e Veriut, 26 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orëve të fundit

0
340

Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ai është një 79-vjeçar nga Dibra.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja të infektuara më Covid-19, duke e çuar numrin e të prekurve në 285.

Lajmi i mirë është se nëntë persona, tetë prej të cilëve nga Dibra dhe një nga Shkupi, janë shëruar dhe lëshuar në shtëpi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ata kishin rezultuar dy herë radhazi negativ në testin e koronavirusit. Përqindja e personave të shëruar, krahasuar me ata që kanë ndërruar jetë, është më e lartë, respektivisht 4.21% kundrejt 2.46%, apo thënë ndryshe 12 të shëruar dhe 7 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here