Google search engine
Home Politike Presidentit nuk i ndahet shpirti nga grekët, ja heroi i rezistencës antifashiste...

Presidentit nuk i ndahet shpirti nga grekët, ja heroi i rezistencës antifashiste që detyroi Metën të “harrojë” situatën nga Covid-19

0
358

Teksa vendi është mbërthyer nga koronavirusi dhe qeveria ka ashpërsuar masat për parandalimin e tij, presidenti Ilir Meta e ka hequr për një moment vëmendjen nga Shqipëria. Kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për Manolis Glezos, i cili në Greqi njihet si Heroi i Rezistencës Antifashiste greke për shkak se vetëm 18- vjeç hoqi nga Akropol flamurin nazist.

Meta shprehet se Glezos ndërroi shumë parti por asnjëherë kauzën për liri dhe demokraci. “Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek. E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij. Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë. Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale. Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë”, shkruan ai.

Ndër të tjera, presidenti Ilir Meta thotë se Glezos la një porosi shumë të rëndësishme që nuk duhet harruar, sikundër është mos i hidhni verës ujë, pasi fazhismi nuk ka vdekur. “Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Europën 6 vjet me parë. Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij”, shkruan presidenti Meta në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here