Google search engine
Home Lifestyle Përballen çdo ditë me rrezikun e COVID-19, Mark Zuckerberg jep lajmin e...

Përballen çdo ditë me rrezikun e COVID-19, Mark Zuckerberg jep lajmin e mirë për gazetarët

0
404

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka dhënë fondin prej 100 milionë dollarësh në ndihmë të gazetarëve, në veçanti ata që fokusohen në ngjarje lokale, në ditët kur SHBA dhe në përgjithësi bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

Duke marrë parasysh se qytetarët po duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Zuckerberg është shprehur i gatshëm të përkrahë ekosistemin e lajmeve dhe të sigurohet që të gjithë të informohen drejtë dhe në kohë reale.

Pasi gazetarët janë duke punuar në kushte të vështira për ta mbajtur opinionin të informuar, shumë media kanë hasur në vështirësi për shkak të shpërthimit të pandemisë që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë globale.

Sipas Zuckerberg, janë mediat lokale ato që janë goditur më së shumti, kështu që ka ndarë një grant prej 25 milionë dollarëve si emergjencë që do të ndihmojë në realizimin e projektit të gazetarisë në Facebook, dhe 75 milionë tjera në marketing për të përkrahur gazetarët dhe mediat që po mbulojnë këtë ngjarje të madhe të njohur si COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here