Google search engine
Home Bota Rajoni Pas 9 ditësh punë intensive, vendoset spitali mobil në afërsi të Klinikës...

Pas 9 ditësh punë intensive, vendoset spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive ku do trajtohen pacient me COVID -19

0
329

Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov ka shpërndarë fotografi nga Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ka dhënë fryt. Më në fund po vendosim spitalin mobil në zonën e Qendrës Klinike. Në më pak se 7 ditë !!! Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, institucionet me standarde botërore për përmbushje!!! Faleminderit punëtorëve.”, ka shkruar Shilegov.

Ndryshe, Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër ku do të trajtohen pacient me Covid-19, ndërsa punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës./Alsat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here