Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha se mjekët dhe infermierët shqiptarë do t’i nënshtrohen një testi pasi kishin shkuar atje pa certifikimin përkatës.
Në një intervistë për abcnews, ministrja Manastirliu tha se certifikimi është vetë licensa që ata kanë, dhe se testimi do të kryhet vetëm për të bërë të mundur ndarjen e tyre në repartet përkatëse.
“Dokumenti certifikues është vetë licensa e tyre. 30 mjekët dhe infermierët i kanë licensat. Por për t’i ndarë duhet edhe një vlerësim tjetër siç bëhet në çdo vend të botës. Pasi ata nuk janë mjekë dhe infermierë që i përkasin një fushe a kategorie, duhet të vlerësohen të ndahen dhe të çohen në repartë të caktuara”.-tha ajo.








































