Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka shprehur vlerësimin e tij maksimal për vendin tonë pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.
Ai ishte vetë për t’i pritur bluzat e bardha në aeroport dhe këtë moment heroik e ka fiksuar me një fotografi, të cilit ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë. Di Maio ka zgjedhur pikërisht që këtë foto të takimit miqësor me mjekun shqiptar, takim në kushte të koronavirusit, ta vendos në cover në profilin e tij në Facebook.










































